ShqipEnglish
  • Rreth Nesh
  • Lajme dhe Ngjarje
  • Karriera
  • Galeria
  • Profili

    Sortiment i plotë
    Furnizime të shumta ditore, me të gjitha gjërat që i duhen një autoservisi, është një nga shtyllat në të cilën mbështetën bashkë-punëtorët e Autoservice Partner. Ja një pasqyrë e shkurtër e sortimenteve:                                                         

         
    • Elektrik / Elektronik
    •                                                                   
    • Sistem drejtimi / Sistem i shtytjes
    •    
    • Vajra / yndyra / additiv-a
    •    
    • Motorë / Shasi / Frena
    •    
    • Aksesorë / Klima
    •    
    • Vegla dhe paisje për Autoservisa
        

    Logjistik e përsosur
    Nga depo jonë kryesore, partnerëve tonë nga e gjithë Kosova ju liferohet malli për çdo ditë, jo rrallë edhe më shumë se një herë në ditë. Norma jonë e ofrimit është konstante me 95% punë efektive, dhe me pregaditje  gjatë natës për të nesërmen , asnjë ditë nuk fillon me vonesë. Nëpërmjet rrjetit tonë informatikë të avancuar  dhe porosive online, ju keni qasje direkte në depon tonë qendrore dhe në sistemin e kontrollit të inventarit tonë.

         
    • Informacion në kohë reale mbi çmimet dhe stoqet
    •    
    • Furnizimi i rajoneve të Kosovës për çdo ditë
    •                                                  
    • Furnizimi i zonave urbane, shumë herë në ditë
    •                                                  
    • Furnizimi i qyteteve të mëdha gjatë gjithë kohës
        

    Një linjë telefonike të cilës emri juaj i bën nderë
    Askujt nuk i pëlqen të pres gjatë në telefon apo të flas me njerëz jo të kualifikuar. Ju gjatë gjithë kohës do ta  keni një person të trajnuar në linjë, dhe do ta  kuptoni se çfarë do të thotë shërbim i mirë. Në linjën tonë:

         
    • Janë Serviser të kualifikuar
    •    
    • Me njohuri bazike dhe praktike
    •    
    • Të trajnuar për sistemet e fundit të automobilave
        

    Paisje optimale për renovimin e autoservisit tuaj
    Pamarrë  parasysh qoftë zgjerim, zëvendësim, ndërtim i ri apo renovim, ajo e rëndësishmja dhe e sakta bëhet me paisjet të cilat ne i ofrojmë.Si kompani bashkëpunuese e AutoServicePartner ju merrni:

      

    • Informacione dhe këshilla për prodhues të ndryshëm  
    • Planifikime, prezantime dhe trajnime   
    • Alternativa për modelet e financimit   
    • Paisje të ndryshme për autoservisin tuaj